Sport

Partizani me drejtor të ri sportiv, ja çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Olsi Ramës

Edmond Haxhia është drejtori i ri sportiv i Partizanit. Zv.presidenti i Laçit, Kleo Laska, djali i Pashk Laskës, ka zbuluar në rrjetin e tij social në Instagram

27 Maj 2022, 21:16 Nga DOSJA

Partizani me drejtor të ri sportiv, ja çfarë do të

TIRANË- Edmond Haxhia është drejtori i ri sportiv i Partizanit. Zv.presidenti i Laçit, Kleo Laska, djali i Pashk Laskës, ka zbuluar në rrjetin e tij social në Instagram një foto me Haxhian, duke i vendosur titullin: "Me drejtorin e ri të Partizanit".

Në ditët e ardhshme, pritet që ky lajm të konfirmohet edhe zyrtarisht, kësisoj, 16-herë kampionët e vendit do të kenë një drejtor sportiv për sezonin e ri futbollistik. Haxhia ishte i pranishëm dje në Laç përkrah presidentit Demi, në takimin e fundit të kampionatit.

Për sa i përket Olsi Ramës, ai mbetet drejtor i përgjithshëm, ndërsa Haxhia do të merret kryesisht me merkaton, por jo vetëm.

E.Ç (Dosja.al)

23039

Sondazh

Poll