Sport

Perisic-Tottenham, gjithçka e përfunduar; kroati 'përqafon' Conten

Pas takimit ditët e fundit dhe ofertës zyrtare të Interit me 5 milionë neto në sezon plus bonuse, skuadra zikaltër është në pritje të përgjigjes së Ivan Perisic

27 Maj 2022, 21:04 Nga DOSJA

Perisic-Tottenham, gjithçka e përfunduar; kroati

ITALI- Pas takimit ditët e fundit dhe ofertës zyrtare të Interit me 5 milionë neto në sezon plus bonuse, skuadra zikaltër është në pritje të përgjigjes së Ivan Perisic, por anësori kroat duket gjithnjë e më larg klubit italian.

33-vjeçari shpërtheu pas finales së Kupës ndaj drejtuesve dhe orët e fundit mendohet se lojtari ka gjetur marrëveshjen për t'u transferuar në Premier League dhe për të veshur fanellën e Tottenham.

Siç raporton Bruno Longhi në profilin e tij në Tëitter, Perisic ka pranuar kështu propozimin e Conte-s dhe Paraticit, të cilët i ofrojnë kroatit një shifër pak më e lartë se ajo e Interit,mendohet se vitin tjetër Perisic mund të punojë si asistent i Contes.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll