Sport

Agjenti Sissoko për të ardhmen e Dembélé, bisedimet me Barçën vazhdojnë

"E ardhmja e Ousmane Dembélé është ende e hapur dhe ne nuk do të kalojmë në spekulime pa fund,”- ka deklaruar menaxheri i sulmuesit francez

28 Maj 2022, 07:08 Nga DOSJA
Agjenti Sissoko për të ardhmen e Dembélé, bisedimet me

SPANJE - Nuk është normale që ambienti i Dembélé të bëjë një deklaratë. Realisht, ai nuk mban mend disa deklarata, që kur ka nënshkruar për Barcelonën. Sidoqoftë, tani Moussa Sissoko ka vendosur të thyejë akullin dhe të japë mendimin e tij për negociatat e rinovimit, që nuk po përparojnë siç pritej nga asnjëra palë. 

Ka qenë vetë Mateo Alemany ai, që pas ndeshjes kundër Villarrealit ka shfaqur spekticizmin e tij për evoluimin e çështjes, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje. Të hënën ata u takuan në përpjekje për të ecur përpara. Janë bërë disa marrëveshje, por dallimet duken ende shumë të mëdha. 

Tani është Moussa Sissoko ai që ka vendosur të japë këndvështrimin e tij për kontaktet. Agjenti i lojtarit, ka deklaruar se "E ardhmja e Ousmane Dembélé është ende e hapur dhe ne nuk do të kalojmë në spekulime pa fund. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë shumë të respektueshëm për të gjitha klubet dhe do të vazhdojë ta bëjmë në të njëjtën mënyrë, për sa kohë që procesi vazhdon”. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se: "Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do të shqyrtojë se cili është opsioni më i mirë për të ardhmen e tij."

PSG është shumë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të lojtarit, edhe pse orët e fundit janë shfaqur informacione për dëshirën e Luis Campos, i cili do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit, nëse nuk do të ketë francezin. Chelsea, një tjetër prej klubeve të interesuara, nuk gjen formulën për të shpëtuar situatën e komplikuar financiare që po kalon pas largimit të Abramovich. Gjithsesi, Barça është ende e vëmendshme.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll