Sport

UEFA, në short do të shmangen përballjet midis skuadrave bjelloruse dhe atyre ukrainase

Gjithashtu është vendosur që asnjë një ndeshje në garat e saj nuk mund të luhej në tokën bjelloruse. Ato do të zhvillohej në një vend tjetër, do të luhen me dyer të mbyllura

28 Maj 2022, 07:32 Nga DOSJA
UEFA, në short do të shmangen përballjet midis skuadrave

ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte, se ka miratuar kushtëzimin e shorteve për kompeticionet e ardhshme europiane të futbollit, “me efekt të menjëhershëm”, për të shmangur ndeshjet mes skuadrave ukrainase dhe bjelloruse, për shkak të luftës në Ukrainë.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s: “Vendimi i marrë synon të sigurojë funksionimin normal të garave të UEFA-s, pasi siguria e ekipeve dhe të gjithë pjesëmarrësve mund të mos garantohet plotësisht për shkak të ekzistencës së një konflikti ushtarak”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s siguroi se është i vëmendshëm ndaj evolucionit të situatës: "Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të qëndrojë në gatishmëri për të thirrur mbledhje të mëtejshme për të rivlerësuar situatën ligjore dhe faktike, si dhe për të miratuar vendime të reja nëse është e nevojshme."

 UEFA kishte vendosur tashmë që asnjë ndeshje në garat e saj nuk mund të luhej në tokën bjelloruse dhe se, edhe nëse do të zhvillohej në një vend tjetër, do të luhen me dyer të mbyllura, "pasi pushtimi i Ukrainës nga ushtria ruse u lehtësua nga Bjellorusia fqinje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll