Sport

Mbappe harron futbollin, nis pushimet, lojtari fotografohet në momente të nxehta në shoqërinë e disa vajzave

Kylian Mbappe është duke shfrytëzuar maksimalisht pushimet në rivierën franceze

27 Maj 2022, 22:09 Nga DOSJA

Mbappe harron futbollin, nis pushimet, lojtari fotografohet në momente

FRANCË-Kylian Mbappe është duke shfrytëzuar maksimalisht pushimet në rivierën franceze. Pas një sezoni të lodhshëm dhe faktit se u përfol gjatë për të ardhmen e tij, sulmuesi u fotografua duke lëvizur përgjatë Detit Mesdhe me një ski jet.

Lojtari po feston suksesin në Ligue 1 me Paris Saint-Germain së bashku me marrëveshjen e tij të re me vlerë 500 milionë paund për tre vjet. Kontrata e tij përfshin një bonus prej 250 milion £ thjesht për nënshkrimin e zgjatjes deri në vitin 2025 dhe më pas 85 milion £ në vit - ose 1.6 milion £ në javë - të lidhura drejtpërdrejt me tarifat e tatimit. Mbappe është fotografuar në plazh me disa miq në shoqërinë e disa vajzave seksi. Numri 7 i PSG shihet në momente të nxehta duke qeshur e mbajtur në krah bukuroshen.

Mbappe harron futbollin, nis pushimet, lojtari fotografohet në momente

Identiteti i tyre nuk është zbuluar ende nga mediat, por pushimet e Mbape janë gjithmonë të tilla, të çmenduara, në plazh me vajza seksi. Ditën e enjte ai mori pjesë në festivalin e Kanës,ndërsa komentoi postimin ironizues të Karim Benzema-s në rrjetet sociale.“Sigurisht, kur të grumbullohem me Francën, do t'i shpjegoj Karimit pse kam qëndruar te PSG sepse ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll