Sport

A u pajtuan? Presidenti Ceferin dhe Florentino Perez u takuan në Muzeun e Luvrit

Presidenti i Madridit dhe ai i UEFA-s shtërngojnë duart për herë të parë pas konfliktit për Superligën. Kreu i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, nuk mori pjesë në darkën e organizuar nga UEFA, pavarësisht se ishte i ftuar

28 Maj 2022, 07:35 Nga DOSJA
A u pajtuan? Presidenti Ceferin dhe Florentino Perez u takuan në Muzeun e

FRANCE - Florentino Pérez dhe Aleksander Ceferin janë parë mbrëmë në Paris për herë të parë që nga shpallja e krijimit të Superligës më 18 prill 2021. Projekti i dështuar i drejtuar nga presidenti i Real Madridit ka shkaktuar një mosmarrëveshje me UEFA-n në pritje të zgjidhjes së saj në gjykatë dhe gjithashtu zemërimin e presidentit të saj, i cili ka kritikuar ashpër kreun madrilen gjatë vitit të kaluar.

'Pajtimi' u bë në Muzeun e Luvrit gjatë darkës së organizuar nga UEFA para finales së Champions League, që Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë sonte në ‘Stade de France’. Darka, e cila filloi në orën 19:30, e pengoi shefin ‘los blancos’ të shoqëronte ekipin e Carlo Ancelottit në stërvitjen e zhvilluar në ‘Stade de France’ në të njëjtën kohë.

Florentino Perez mbërriti në vendin e ngjarjes së bashku me José Ángel Sánchez, menaxherin e përgjithshëm të Madridit. Takimi mes presidentit madrilen dhe Aleksander Ceferin u zhvillua larg kamerave dhe të dy ndanë një tryezë, sipas raportimeve të mediave të ndryshme. Në darkë nuk kishte prezencë shtypi.

Aktiviteti u ndoq nga Luis Rubiales dhe Ángel María Villar, respektivisht president dhe ish-president i RFEF, Karl-Heinz Rummenigge, përfaqësues i ECA dhe Theodore Theodoridis, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Në event nuk munguan as Figo, Rush apo Mijatovic.

Ai që nuk mori pjesë në këtë darkë të UEFA-s, pavarësisht ftesës, ishte Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG-së dhe i ECA-s. Mungesa e sheikut të Katarit u interpretua sin jë arsye për të mos u takuar me Florentino Pérez pas përfundimit të ‘telenovelës Mbappé’, që u mbyll javën e kaluar në favor të klubit parizien. Al-Khelaïfi, marrëdhëniet e të cilit me Florentinon janë përkeqësuar prej muajsh, është gjithashtu mbështetësi i madh i Ceferinit në luftën e tij kundër promotorëve të Superligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll