Sport

VD/ Kombëtarja, e përgjysmuar kryen stërvitjen e parë. Ja kur do të kompletohen kuqezinjtë...

Shtatë lojtarë të Shpresës do të jenë në dispozicion të Kombëtares, derisa të nisë grumbullimi i tyre për përfaqësuesen U-21

27 Maj 2022, 19:48 Nga DOSJA
VD/ Kombëtarja, e përgjysmuar kryen stërvitjen e parë. Ja

DURRES - Kombëtarja ka nisur sot përgatitjet për tre ndeshjet e qershorit, dy sfidat e Nations League ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, si edhe miqësores me Estoninë, që do të luhet në “Air Albania”, më 13 qershor.

Trajneri Edy Reja dhe stafi i tij kanë organizuar seancën e parë stërvitore, që u zhvillua në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës, ku morën pjesë 28 lojtarë në total. Shtatë prej tyre vijnë nga përfaqësuesja U-21 dhe duke qenë se grumbullimi do të jetë i gjatë, tekniku italian ka kërkuar të ketë më shumë lojtarë në dispozicion për çdo eventualitet.

Bëhet fjalë për lojtarët Eljon Toçi, Sergio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja, Adrian Bajrami, Mario Mitaj dhe Armando Dobra. Të shtatë këta lojtarë do të jenë në dispozicion të Kombëtares derisa të nisë grumbullimi për përfaqësuesen U-21.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije, se me grupin do të bashkohen nesër Kristjan Asllani e Marash Kumbulla, ndërsa Giacomo Vrioni do të mbërrijë në grumbullim më 31 maj për shkak të impenjimeve me klubin

Sa i përket Armando Brojës, stafi teknik është në komunikim të vazhdueshëm për të mësuar gjendjen e sulmuesit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe pritet të vendoset se kur do të jetë në dispozicion të Kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll