Sport

Vjen përforcimi i parë për Interin, takon fillimisht Zanettin: "Zero presion" (video)

Mbrëmjen e së hënës në stadiumin Meazza u luajt ndeshja e Heronjve, një miqësore bamirësie e mbështetur fort nga Eto'o.

27 Maj 2022, 17:19 Nga DOSJA

Vjen përforcimi i parë për Interin, takon fillimisht Zanettin:

ITALI- Mbrëmjen e së hënës në stadiumin Meazza u luajt ndeshja e Heronjve, një miqësore bamirësie e mbështetur fort nga Eto'o. Në tribunë ishte edhe Andre Onana. Portieri i ri i Interit, përshëndeti legjendat e klubit duke përfshirë Materazzin dhe Zanettin. Para ndeshjes së Heronjve të Integrimit. Eto'o e prezantoi atë me ish-legjendat e Interit. Onana u shfaq i emocionuar kur takoi Javier Zanettin dhe shokët e tij, siç tregohet në video.

André Onana u rrit në klubin e Barcelonës, por shpërtheu te Ajax me të cilin luajti për gjashtë sezone, duke fituar gjithçka në Holandë. Me përfundimin e kontratës, ai vendosi të mos rinovojë dhe të pranojë ofertën e Interit.

@chiamarsibomber #Onana si presenta agli interisti del triplete prima della partita di beneficenza organizzata da Eto'o ???????? #LeggendeDelCalcio #TikTokCalcio #Materazzi #Zanetti (???? @lisaoffside ♬ suono originale - Chiamarsi Bomber

Të martën ai shkoi në Pinetina ku takoi personalisht Simone Inzaghin i cili e siguroi se me Handanovic nuk do të ketë dualizëm por vetëm konkurrencë të shëndetshme. Ndërkohë, André Onana ka filluar tashmë të marrë mësime private të gjuhës italiane dhe më 6 korrik do të fillojë përgatitjet me Interin.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll