Sport

Finalja e Champions League, Salah kërkon hakmarrje, Carvajal ndez sfidën; Është zhgënjim kur...

Mohamed Salah kërkon hakmarrje pas shpatullës së dëmtuar në finalen e 2018-tës nga Sergio Ramos, por Dani Carvajal ka diçka për t'i thënë.

27 Maj 2022, 17:42 Nga DOSJA

Finalja e Champions League, Salah kërkon hakmarrje, Carvajal ndez

SPANJË- Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool. Mohamed Salah kërkon hakmarrje pas shpatullës së dëmtuar në finalen e 2018-tës nga Sergio Ramos, por Dani Carvajal ka diçka për t'i thënë.

Në atë finale Salah u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash dhe në fund, skuadra e Liverpool humbi finalen.Salah, megjithatë, këmbëngul se ka një llogari të hapur me spanjollët. Dani Carvajal, mbrojtësi i Real Madrid i është përgjigjur egjiptianit.

"Nuk e di nëse Salah apo Liverpool po kërkojnë hakmarrje – tha spanjolli për ABC – Është e vërtetë që kur humbet një finale të Champions League, gjithmonë dëshiron të kesh një shans të dytë kundër të njëjtit ekip për t'i mundur ata.

Shpresojmë se nuk do të jetë një zhgënjim i madh për Salah që të humbasë një finale të dytë të Champions League kundër Real Madrid". Përfundoi lojtari spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll