Sport

Juventinët fluturojnë me 'mision' në Paris, Di Maria në qendër të bisedimeve

Një bashkëpunëtor i drejtorit sportiv Cherubini do të jetë në Francë për finalen e Champions League, si dhe për të vazhduar kontaktet me rrethin argjentinasit, i cili vendosi bardhezinjtë në krye të preferencave pas largimit nga PSG

27 Maj 2022, 15:28 Nga DOSJA
Juventinët fluturojnë me 'mision' në Paris, Di Maria

ITALI - Bilbao-Paris-Torino. Angel Di Maria ndodhet në Spanjë me kombëtaren e Argjentinës, ku po përgatitet për ndeshjen e madhe të 1 qershorit në ‘Wembley’ kundër Italisë, por e ardhmja e tij po vendoset poshtë Kullës Eifel. 

Ditët e fundit, pas kontakteve pozitive të javëve të fundit, ‘Continassa’ kanë vendosur të ndryshojnë marshin ndaj Di Marias, i konsideruar si parametri ideal luksoz për të plotësuar postin Paulo Dybala, i cili i është drejtuar Interit. Marrëveshja nuk është ende në përfundim, por përshtypja është se të dy palët duan të arrijnë te tymi i bardhë. 

Po, sepse Di Maria, pasi ka mbyllur përvojën e tij në PSG pas shtatë vitesh triumfesh, është gjithnjë e më i bindur se dëshiron të luajë një sezon tjetër në Europë dhe e ka vendosur Juventusin në krye të prioriteteve të tij. Angel, pasi ka qenë protagonist në Portugali (Benfica), Spanjë (Real Madrid), Angli (Manchester United) dhe Francë (PSG) dhe dëshiron ta mbyllë rrethin europian me një kërcim të madh në Itali, përpara se të kthehet në Argjentinë, në Rosarion e tij. 

Për të gjitha këto arsye, pavarësisht se ofertat nuk i mungojnë, ai është i orientuar të presë kohët e Juventusit, i cili duhet të rregullojë disa gjëra para se të mbërrijë te marrëveshja. Por nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe synimeve, pritja nuk do të jetë shumë e gjatë. Sepse nga takimet e fundit për merkaton mes Allegrit dhe drejtuesve, kandidatura e Fideos ka dalë e preferuar, pasi ai është një lojtar me parametra zero.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll