Sport

Autogol nga ish-sulmuesi i Liverpool, foto në krevat me një grua tjetër para dasmës

Andy Carroll futet sërish në telashe, por këtë herë jo për çështje gjyqësore

27 Maj 2022, 17:31 Nga DOSJA

Autogol nga ish-sulmuesi i Liverpool, foto në krevat me një grua

ANGLI- Andy Carroll futet sërish në telashe, por këtë herë jo për çështje gjyqësore. Sulmuesi anglez është fotografuar me një femër në shtrat, e cila nuk ishte e fejuara e tij dhe madje disa ditë para dasmës që ai kishte planifikuar. Lojtari i ëest Bromëich festoi ditën e beqarisë në Dubai.

Tabloidi “Sun” raporton se disa foto të Carroll në një shtrat me menaxheren e një lokali janë publikuar në Snapchat dhe me siguri që pamjet nuk do t’i kenë pëlqyer gruas së tij të ardhshme. Femra në fjalë do të tregonte se çfarë ndodhi atë natë. " “Në fund të ditës nuk ndodhi asgjë që duhet t’i prishë atij lidhjen.

Ishte vetëm pak qejf. Ne kërcyem në një klub, ishte një natë e bukur. Nuk doja të flija me fustan, kështu që e hoqa dhe vesha rrobdishanin e Caroll, asgjë seksuale nuk ndodhi, ishte vetëm një ngacmim i vogël." Ishin fjalët e saj të cilat ngritën akoma dhe më shumë polemika.

E.Ç (Dosja.al)

carol

Sondazh

Poll