Bota

Kokainë në kutinë e pilulave, arrestohet dhe dënohet me 2 vite burg shqiptari në Itali

Shqiptarit iu gjetën edhe një mijë euro, që mendohet se është rezultat i trafikut të drogës.

27 Maj 2022, 13:18 Nga DOSJA
Kokainë në kutinë e pilulave, arrestohet dhe dënohet me 2
Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptarë. Policia i ka gjetur në kroskotin e makinës shqiptarit 6 gram kokainë të paketuara.

Sipas mediave italiane, policia ka thënë se gjatë kontrolliot kokaina ishte e shpërndarë nëpër pako të futura në një kuti pilulash. Burrit iu gjetën edhe një mijë euro, që mendohet se është rezultat i trafikut të drogës. Pasi u arrestua ai u dënua me dy vite burg dhe 3 mijë euro gjobë. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll