Bota

Sulmi në Teksas, babai i 18-vjeçarit: Duhet të më kishte vrarë mua...

Ai gjithashtu pranoi se muajt e fundit nuk kishte pasur shumë kontakte me 18-vjeçarin pasi puna e tij ishte larg komunitetit Uwalde.

27 Maj 2022, 12:57 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, babai i 18-vjeçarit: Duhet të më kishte
Babai i Salvador Ramos

SHBA- Babai i 18-vjeçarit Salvador Ramos i cili vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese në shkollën fillore Rob në Teksas u kërkoi falje familjeve të viktimave. Sipas The daily beast, gjatë një inteviste me lot në sy ai tha se më mirë të më kishte vrarë mua se sa tu merte jetën atyre fëmijëve të pafajshëm.

“Më vjen keq për veprimet e djalit tim. Nuk e prisja kurrë që djali im ta bënte këtë. Ai duhet të më kishte vrarë mua, në vend që ta bënte këtë."-tha ai.

Ai gjithashtu pranoi se muajt e fundit nuk kishte pasur shumë kontakte me 18-vjeçarin pasi puna e tij ishte larg komunitetit Uwalde. Hera e fundit që ai kontaktoi të birin ishte një muaj më parë. 

Prindërit e Ramos ishin divorcuar dhe nëna e tij jeton me Manuel Alvarez vitin e fundit. Babai i tij pohoi gjithashtu në një intervistë se për shkak të pandemisë së sëmundjes Covid, të dy ishin larguar dhe marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë. 

“Djali im ishte njeri i mirë. Ishte një person i qetë, i izoluar nga vetja. Nuk shqetësonte askënd. Njerëzit e shqetësonin gjithmonë”-tha ai.

Ndërkohë theksoi faktin se I biri e la shkollën e mesme pasi bullizohej nga bashkëmoshatarët e tij mbi veshjen e tij. 18-vjeçari nuk kishte marrëdhënie të mira edhe me nënën e tij, Adriana Reyes, e cila dyshohet se është e varur nga lëndët narkotike. Megjithatë, ajo mohoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë pavarësisht se gjyshi i Salvador Ramos tha se adoleshenti jetonte me të dhe gruan e tij, sepse ai “kishte probleme” me nënën e tij.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll