Bota

Ish-pronari i Formula 1 u arrestua në Brazil pasi iu gjet një armë pa leje

Ecclestone pranoi se e kishte armën, por tha se nuk ishte në dijeni se ajo ishte në bagazhin e tij në atë kohë.

27 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
Ish-pronari i Formula 1 u arrestua në Brazil pasi iu gjet një
Bernie Ecclestone

BRAZIL- Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone është arrestuar në Brazil për mbajtjen e paligjshme të një arme teksa hipte në një aeroplan privat për në Zvicër.

Sipas BBC, në një deklaratë të enjten, policia lokale tha se gjeti një armë pa dokumente LW Seecamp .32 në bagazhin e 91-vjeçarit gjatë një ekzaminimi me rreze X.

Ecclestone pranoi se e kishte armën, por tha se nuk ishte në dijeni se ajo ishte në bagazhin e tij në atë kohë. Pasi pagoi garancinë, Ecclestone u lirua për të vazhduar udhëtimin e tij për në Zvicër.

Ecclestone, i cili kaloi 40 vjet si pronar i Formula 1 përpara se të largohej në vitin 2017, është i martuar me Fabiana Ecclestone me origjinë braziliane.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll