Bota

"Ajo që pashë më Irpin më bindi se sa i drejtë është qëndrimi ynë", ministri i jashtëm maqedonas viziton Kievin

Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili është rikthyer në kryeqytetin ukrasinas disa ditë më parë së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik dhe vazhdon ta kryejë funksionin e tij.

27 Maj 2022, 12:44 Nga DOSJA
"Ajo që pashë më Irpin më bindi se sa i drejtë
Buja Osmani

UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka udhëtuar drejt Kievit në një vizitë zyrtare ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij Dmitry Kuleba.

Sipas mediave vendase, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili është rikthyer në kryeqytetin ukrasinas disa ditë më parë së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik dhe vazhdon ta kryejë funksionin e tij.

Osmani, i shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë ukrainase, vizitoi qytetin Irpin, në periferi të Kievit, vend ku kanë ndodhur disa masakra dhe janë gjendur qindra civilë të vrarë nga trupat ruse.

Ajo që pashë në Irpin edhe një herë më bindi se sa i drejtë është qëndrimi ynë për ta dënuar këtë agresion ushtarak. Janë gjetur trupa të shumë civilëve, ndërsa mbi 70% e ndërtesave janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht, përfshirë spitalet dhe institucionet arsimore”, tha Osmani.

Osmani shtoi se agresioni i pashembullt dhe i paprovokuar paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj vendit sovran dhe përpjekje serioze që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Vizita në Ukrainë, është akt i mbështetjes dhe solidaritetit, teksa këto skena dhe imazhe janë dëshmi e politikës së paarsyeshme dhe destruktive e cila qëndron mbrapa saj”, theksoi Osmani.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll