Bota

'Nuk do kemi dialog me të paligjshmit', Mitsotakis flet për krizën me Turqinë

Kryeministri theksoi se pikërisht kjo mbëeshtetje bën një Greqi më të fortë dhe si rrjedhojë kjo 'frikëson fqinjët' e tyre, duke ju drejtuar kështu qëndrimeve të Turqisë.

27 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
'Nuk do kemi dialog me të paligjshmit', Mitsotakis flet për
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të rreptë Turqisë, pas përshkallëzimit të sfidave dhe deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë prezantimit të tij në Këshillin e Ministrave.

Sipas Protothemës, Mitsotakis theksoi se pas udhëtimeve të tij në SHBA dhe Davos ai ka marrë një mbështetje pozitive për misione që dërguan një mesazh të përbashkët të Greqisë së fortë në fushën diplomatike, të mbrojtjes por dhe në energji.

Kryeministri theksoi se pikërisht kjo mbështetje bën një Greqi më të fortë dhe si rrjedhojë kjo 'frikëson fqinjët' e tyre, duke ju drejtuar kështu qëndrimeve të Turqisë.

"Sa më shumë kërcënojnë, aq më shumë ekspozohen dhe besoj se sa më shumë të na provokojnë, aq më shumë ata janë të margjinalizuar. E kemi thënë shumë herë që gjeografia na do krah për krah, por ata zgjedhin të qëndrojnë përballë nesh, përballë ligjit ndërkombëtar, Evropës dhe NATO-s,"- tha ai.

Mitsotakis theksoi se tashmë Greqia nuk ka më arsye për të rinisur një dialog me Turqinë, por se ata do të mbrojnë gjithmonë të drejtat e tyre dhe se do të bëjnë publike në çdo organizatë ndërkombëtare problemet e shkaktuara nga Turqia.

Prandaj nuk kemi asnjë arsye për të hapur një dialog me absurdin, me 'johistoriken' dhe në fund me 'ngërçin'. Përkundrazi, ne jemi gjithmonë të hapur ndaj çdo qasjeje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të mbrojmë të drejtat tona dhe nuk do të bëjmë publike ndërkombëtarisht në të gjitha forumet atë që është e papranueshme dhe që po ndodh muajt e fundit në rajonin tonë” , tha kryeministri.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll