Politike

VD-Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha tha se mes të shumëkërkuarit Suel Çela e kreu te grupit parlamentar të [artisë Socialiste Taulant Balla.

27 Maj 2022, 12:30 Nga DOSJA
VD-Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të zbardhen biseda. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se mes të shumëkërkuarit Suel Çela e kreu te grupit parlamentar të [artisë Socialiste Taulant Balla.

“I bëj thirrje ta lërë me guxim sepse ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse, atë që dëshmojnë qartë çfarë është thënë çdo ditë nga mediat e shoqëria. Është denoncuar me kohë, ata vrisnin, plaçkisnin, kërcënonin e bënin gjithçka sepse i mbyllnin nga lart. Bëj thirrje të zbulojnë tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. A e dini ku shkoi prokurori që mashtroi, që tha se s’kishte materiale aty ku u vra një njeri, e u plagosën të tjerë, aty ku u bë gjak. Në SPAK. Në SKAP-in e partisë. Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu? Këta mbyllin dosje, banda paguan dhe këta mbyllin vrasje, një nga këta është Alfred Shehu, cilën të kapësh më parë aty. Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti, e kësaj qeverie,”- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll