Politike

Berisha: Dumani e Xhixha të tregojnë lidhjet me politikanët, pronat i grabit mafia

Berisha iu përgjigj edhe Gazment Bardhit, i cili miratimin e Simon Mirakës në Komisinin e Ligjeve e konsideroi një miratim të non-gratas nga procedura duke qenë se emri i tij kishte dalë nga ish-kryeministri. Por në përgjigje, kreu i PD-së tha se Bardhi duhet të mbyllë dosjen në Elbasan e të jap llogari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit që u vra më 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

27 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
Berisha: Dumani e Xhixha të tregojnë lidhjet me politikanët,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Sali Berisha është përqëndruar tek ‘dosja e nxehtë’ e rrëfimeve të Nuredin Dumanit që zbërtheu ngjarjet kriminale që datojnë nga viti 2012 me ekzekutimin e Ervis Dedës. Në një konferencë me gazetarët, Berisha denoncoi autoritetet se po censurojnë zbërthimin e Dumanit në mënyrë që të mos bëhen publike emra politikanësh. Kreu i PD-së tha se ai që po mbahet i fhehtë është emri i ish-kryetarit të Bashkisë Nuredin Dumanit, të cili i referohet si Don Lala. Përveç Dumanit, Berisha i kërkoi edhe të arrestuarit tjetër Besian Xhixha, i cili është gati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, Besian Xhixha, të cili gjithashtu i shtroi të njëjtin propozim: Të zbërthejë lidhjet e krimit me politikën!

Përtej kësaj, denoncimi i Berishës kishte të bënte edhe me vendimin e marrë dje nga Këshilli i Ministrave për të eliminuar stokun në Gjykatën e Lartë. Kjo gjë sipas Berishës po bëhet për të caktuar vendimet që në Apel dhe që të mos shkojnë më në Gjykatën e Lartë. Ish-kryeministri tha se kryeministri Edi Rama gjyqtari Sokol Sadushi kanë marrë peng drejtësinë e bashkë me Ëngjëll Agaçin, do grabisin pronat e shqiptarëve për grupet mafioze. Berisha u bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës që të denonconin raste të tilla.

Vendimi i qeverisë i bërë publik një ditë më parë detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 cështje për të cilat ishte bërë rekurs me qëllim që të ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Por, sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike. Berisha iu përgjigj edhe Gazment Bardhit, i cili miratimin e Simon Mirakës në Komisinin e Ligjeve e konsideroi një miratim të non-gratas nga procedura duke qenë se emri i tij kishte dalë nga ish-kryeministri. Por në përgjigje, kreu i PD-së tha se Bardhi duhet të mbyllë dosjen në Elbasan e të jap llogari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit që u vra më 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. Enkelejd Alibeajn, Berisha e konsideroi një vegël të Partisë Socialiste e të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Alibeaj nuk ka asnjë tagër e se në mbledhje për të plotësuar kuorumet therrët demokratë që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Sali Berisha ka paralajmëruar edhe protesta. Ai tha se konsumimi i drogës nga efektivët e policisë është bërë një normë dhe si referim përmendi vrasjen e Çaush Saliasit nga kolegu i tij Ludjan Zaimi e plagosjen e qytetarit Myrteza Liksa nga efektivi Lutfi Gjyla. Pas konferencës për media të Berishës, erdhi një reagim nga pala tjetër. Alibeaj dhe mbështetësit e tij e akuzojnë Berishën si të lidhur me bandat e Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll