Politike

VD-Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Por, sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike.

27 Maj 2022, 12:24 Nga DOSJA
VD-Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi një akt antishqiptar mbylljen e dosjeve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha më tej se kryeministri Edi Rama gjyqtari Sokol Sadushi kanë marrë peng drejtësinë e bashkë me Ëngjëll Agaçin, do grabisin pronat e shqiptarëve për grupet mafioze. Berisha u bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës që të denonconin raste të tilla. Vendimi i qeverisë i bërë publik një ditë më parë detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 cështje për të cilat ishte bërë rekurs me qëllim që të ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Por, sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike.

“Hiqet dorë nga çështjet me natyrë administrative, këto mund të jenë edhe koncensionare, tani e paguajnë shumën në Apel. Kontrata punë, për këto mund të them kaq, duhet të ndëshkohen ata që i sollën shtetit dëmin sepsen ëse ti si titullar ke krijuar miliona euro dëme ndaj takspaguesve, por këtu ikën. Vendimi fut edhe paditë pa objekt, ato që nuk garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë. Se do fitohet apo jo këtë e gjykon Don Agaçio me Edi Ramën. Akt i pashembullt, hap tjetër madhor në drejtim të thellimit në progression gjeometrik të vjedhjes në këtë vend. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës që të denoncojnë çdo rast abuziv me këtë vendim. Ky është akt i paimagjinueshëm. Asgjë s’ka të paimagjinueshëm, në këtë vend fytyra e vërtetë është ajo e Nexhbedin Dumanit. Një serial killer që po zbërthehet dhe unë e lerësoj vendimin e tij për të rrëfyer, por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë sepse deri tani s’ke thënë asgjë tjetër veç atë që kemi ditur të gjithë,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll