VD-Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel, në GJL ua zgjidhi Rama
Sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim publik. Aie konsideroi një akt antishqiptar mbylljen e dosjeve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha më tej se kryeministri Edi Rama gjyqtari Sokol Sadushi kanë marrë peng drejtësinë e bashkë me Ëngjëll Agaçin, do grabisin pronat e shqiptarëve për grupet mafioze.
"Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë Sui Generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori e rëndë turpi. Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes gjykatave si edhe ushtarëve të tij në administratë. Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës që tashmë me vendimin e tij, vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë, taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative, apo civile. Mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet. Nuk shkon më në Gjykatë të Lartë, mjafton të çojë qesen në Apel se sipër ja ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësim në stokun e çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jenë 3 mijë e 800. Vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me SadoGjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar. Ju garantoj se prapa këtij vendimi qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave të territoreve të kontrabandës e me rradhë. Vlerësimi për rreth 3 mijë e 800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë. E sigurt dora e zezë e Delinës me West Institute, që të gjithë militantë të PS, së Klubit juridik “Qemal Stafa”, do përzgjedhë përsosmërish kundrejt barrës së rëndë, rryshfetit, se kush do falet dhe kush nuk do falet,"- tha Berisha.
(F.M/DOSJA.AL)
Sondazh
Berisha: Dumani e Xhixha të tregojnë lidhjet me politikanët, pronat i grabit mafia
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Sali Berisha është përqëndruar tek ‘dosja e nxeht&eu...
VD-Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për Raportin Vje...
VD-Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Mbylle, lëri patetizmat
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
VD/ Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
VD-Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u votua për përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura pë...
Ish-deputeti i PD Astrit Veliaj largohet nga politika: Do fokusohem tek biznesi
Astrit Veliaj BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demorkatike Astrit Veliaj është larguar nga politika. Në një postim në Facebook, ...
“PD nuk po izolohet nga Bashkimi Europian”/ Bumçi: Përfaqësues të Rithemelimit janë ftuar në qershor nga CDU dhe EPP
Aldo Bumçi TIRANË- I ftuar në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 me Eni Vasilin, ish- deputeti...
'Asnjëherë për zgjedhjen e kreut të PD-së'/ Berisha në gabim, ç'shkruante PPE një vit më parë për Bashën
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot se pse asnjë nga ambasadat e Bashkimit Europian, apo bashkëpun...
Dritan Abazoviç e konfirmon! Mali i Zi merr pjesë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur
PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Ope...
Bylykbashi: Basha, autokrati që shkatërroi PD-në!
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i PD Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Lulzim Basha &e...
