Politike

VD-Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Alibeaj kërkoi të dinte se përse ka pasur më shumë rekrutime në periudhën e zgjedhjeve.

27 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
VD-Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike gjatë vitit 2021. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu drejtua përfaqësues me disa pyetje. Alibeaj kërkoi të dinte se përse ka pasur më shumë rekrutime në periudhën e zgjedhjeve.

'Në 2020 nr i të punësuarve në administarë ishte 120 mijë, tani ka shkuar në 185 mijë. A mos ndoshta kjo rritje është në shërbim të numrit të votuesve për zgjedhjet e 2021. Diferenca në zgjedjet e 25 prillit ka qënë në 30 e ca mijë vota, 12 mijë janë punësuar nga administrata publike.Pra është diferenca që padrejtësisht ka marrë mazhoranca që vjen për shkak të këtyrë punësimeve. Ju në raportin tuaj nuk e thoni pse ka ndodhur. 

Nga njëra anë krizë nga ana tjetër plot punësime. Në raportin tuaj, në faqen 25, keni tejkaluar planin e punësimit, e keni tejkaluar normën. Si ka ndodhur që në vitin zgjedhor të ketë rekrutime në administratë më tepër sec e kishit parashikuar. Pse ka ndodhur? Mos ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, në funksion të tyre. '- tha Alibeaj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll