Politike

VD-S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

Bushka kërkoi nga deputeti që të ketë më shumë respekt

27 Maj 2022, 12:20 Nga DOSJA
VD-S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka:
Klotilda Bushka

TIRANË- Debatet mes deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka nuk kishin fund sot. Teksa po diskutohej për raportin e administratës publike, Bardhi kërkoi me insistim përgjigje për pyetjet që bëri për drejtuesen e institucionit. Bushka kërkoi nga deputeti që të ketë më shumë respekt dhe ta dëgjojë mirëpo Bardhi kërkoi që të mos i bërtiste.

Klotilda Bushka: Dëgjoni zonjën me respekt.

Gazment Bardhi:Mua mos më ngri zërin

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi qetësohu, zonja flet dhe ju ngriheni 7 veta në kor. Etikë të keni të gjithë. Nëse nuk më dëgjoni ju si mundeni.

Gazment Bardhi: Po mos më thoni mua s'ka përgjigje, mbaje ti etikën.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll