Politike

VD-Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Por, sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike.

27 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA
VD-Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi një akt antishqiptar mbylljen e dosjeve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha më tej se kryeministri Edi Rama gjyqtari Sokol Sadushi kanë marrë peng drejtësinë e bashkë me Ëngjëll Agaçin, do grabisin pronat e shqiptarëve për grupet mafioze. Berisha u bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës që të denonconin raste të tilla. Vendimi i qeverisë i bërë publik një ditë më parë detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 cështje për të cilat ishte bërë rekurs me qëllim që të ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Por, sipas Berishës, kjo do të sjellë mungesë transparence dhe do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike.

"Dosjet sigurisht që do të përzgjidhen nga ushtarët e partisë e dora e Dalinës. Tani gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës. Maxhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë në asnjë fushë. I do të klonuar prandaj i lë kështu. Alla Sadush e alla Dvoran. Dvorani është akoma lojtar rezervë, por….e lëmë kështu. Ndaj stoku shtohet. Lihet me 13 gjykatës, përzgjidhen me falsifikime që u njoh në takime të tjera. Zgjidhja është pburra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim million e miliona euro në çështje civile duke ua faturuar qytetarëve shqiptarë në kurriz. Shqipëria pushon së funksionuari, si një shtet me drejtësi në tre shkallë, përkundrazi, shkallë supreme e drejtësisë tani e tutje është Rama e Don Agaçio. Tani ata janë bërë me këtë vendim turpi. Ju duhet ta dini se gjykata në kundërshtim me kushtetutën ka hapur praktikën që i kalon për gjykim në dhomë këshillimi, pa njoftuar palët. Kjo do të thotë që një ditë prej ditësh ti e gjen veten pa shtëpi, pa pronë, pa ortakëri në biznes sepse nuk ftohesh më në gjyq. Nuk besoj se edhe në kohërat më të errëta të diktaturës të ketë ekzistuar kjo formë, kaq e errët e antikushtetuese. I bie të prinsi vendimet për të marrë vesh se kush është palë. Përmes kësaj praktike sado gjykata apo gjykata e lartë, cënon rëndë procesin e rregullt ligjor. Kjo është groposja e rekurseve shtetërore,"- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll