Politike

Zgjedhorja/ Alibeaj cakton anëtarët, Balla: Më në fund (Lista për territorialen e Investimet)

I pyetur nga gazetarët për vendosjen e Bylykbashit, duke qenë se është mbështetës i Berishës, Alibeaj tha se nuk po e bën për provokim, por për faktin që ai ka informacione në këtë fushë dhe eksperiencë.

26 Maj 2022, 16:50 Nga DOSJA
Zgjedhorja/ Alibeaj cakton anëtarët, Balla: Më në fund
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komisioneve. Ai vetë do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Anëtarë janë vendosur Oerd Bylykbashi, Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Collaku dhe Lindita Metaliaj.

I pyetur nga gazetarët për vendosjen e Bylykbashit, duke qenë se është mbështetës i Berishës, Alibeaj tha se nuk po e bën për provokim, por për faktin që ai ka informacione në këtë fushë dhe eksperiencë. Tre emrat e tjerë që janë zgjedhur anëtarë zëvendësues janë: Seladin Jakupllari, Ervin Salianji dhe Eralda Bano. Ngritjen e këtij grupi e përshëndeti edhe socialisti Taulant Balla, i cili tha se sapo tu shkojë lista me emrat do ta miratojnë.

Alibeaj ka bërë gjithashtu gati listën me anëtarët e Reformës Territoriale. Bashkryetare do të jetë Dhurata Çupi me socialistin Benet Beci. Anëtarë janë: Zef Hila, Andia Ulliri, Xhelal Mziu, Orjola Pampuri dhe Saimir Korreshi. Emrat e tjerë zëvendësues janë Merita Bakiu, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji. Socialistët nuk kanë dorëzuar ende listën me emrat për Territorialen.  

Në mbledhjen e sotme është përcaktuar edhe përbërja e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Kryetar është vendosur Gazment Bardhi, por ky gruo është rrëzuar njëherë seose nuk morifirmate mjaftueshme. Kështu që mbetet e paqartë se kur PD-ja do të grumbullojë firmat për ta ridërguar listën për miratim. Anëtarë janë: Ferdinand Xhaferaj, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Emilia Koliqi, Bledion Nallbati dhe Arbi Agalliu. Anëtarë zëvendësues janë zgjedhur: Kastriot Piroli, Jorida Tabaku dhe Ramadan Likaj.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll