VKM/ Ulet mesatarja për gjuhët e huaja, ‘lirohet’ GJL, riaktivizohet koncensioni për Thumanë-Kashar
Ministri Manja nuk zbuloi asnjë emër të ndonjë nga kryebashkiakët që do të kallëzohen në SPAK që i paralajmëroi vetë më herët. Ai tha se hetimet janë në proces e sipër ndaj nuk do të bëjë asgjë publike, por që janë duke u hetuar mbi 333 raste dhe ankesa që lidhen me kryebashkiakë dhe institucione të ndryshme.
TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administratën shtetërore, të heqë dorë nga 3.800 çështje për të cilat kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Bëhet fjalë për dosje kundër ish-nëpunësve që kanë fituar në 2 shkallët e drejtësisë deri në 40 paga minimale dëmshpërblim. Lajmin e bëri me dije Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se kjo gjë do të ulë stokun e më shumë se 35 mijë dosjeve që presin në Gjykatën e Lartë. Përgjithësisht rekurset nga duhet hequr dorë kanë të bëjnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, me njohjen, apo vërtetimin e vjetërsisë në punë, apo në paditë me shpërblim dëmi, dhe aty ku shteti e ka humbur në të dy shkallët e gjykimit çështjen.
Ministri Manja nuk zbuloi asnjë emër të ndonjë nga kryebashkiakët që do të kallëzohen në SPAK që i paralajmëroi vetë më herët. Ai tha se hetimet janë në proces e sipër ndaj nuk do të bëjë asgjë publike, por që janë duke u hetuar mbi 333 raste dhe ankesa që lidhen me kryebashkiakë dhe institucione të ndryshme. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se qeveria ka vendosur që të bëjë transferimin e të dhënave për licencat e minierave. Ajo tha se gjithçka është bërë për të shmangur tregtimin e licencave në mënyrë të paligjshme.
Balluku tha gjithashtu se koncesioni për aksin Thumanë-Kashar është riaktivizuar me parametra të rinj. Ministrja e Energjisë u ndal edhe çmimi i energjisë elektrike. Ajo tha se familjet dhe bizneset e vogla do të vijojnë të mos preken nga çmimi i lartë i energjisë, por nuk do të ndodhë e njëjta gjë për ata që jetojnë në vila luksoze. Sipas Ballukut, të harxhosh mbi 5 mijë KËH do të thotë të jetosh në vila, të kesh pishina e të lësh dritat ndezur kot, kështu që s’mund të paguash të njëjtin çmim me pjesën tjetër te qytetarëve.
Qeveria Shqiptare ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se vendimi është marrë gjatë Këshillit të Ministrave. Xhaçka u pyet për çështjen e detit me Greqinë dhe tha se Shqipëria po bën gati dosjen. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se pajisja e Shqipërisë me raketa anti-tank, ka qenë e planifikuar para se të ndodhte lufta në Ukrainë. Peleshi shtoi se Shqipëria ka shtuar kontributin e saj në NATO dhe se do të ketë një togë edhe në Bullgari.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se mesatarja për degët e mësuesisë është ulur nga 7.5 shkon në 6.5. Sipas Kushit, vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, pasi shumë maturantë nuk aplikanin në degët e gjuhëve të huaja dhe të gjuhë letërsisë për shkak të mesatares. Ajo shtoi se gjithsesi, ata që do të ztudiojnë për këto degë me mesatare më të ulët se 7.5 nuk do të mund të bëjnë master për mësuesi.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
Gjyqet e humbura në Strasburg, qeveria “gjen” edhe 13,4 milionë euro për familjarët e Bashës
Qeveria TIRANË- Shkon në mbi 51 milionë euro vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjyk...
VD-Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se më në fund do të nisë procesi për Ko...
VD-Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se maxhoranca do të grumbullojë votat e ne...
VD-Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se propozimi si anëtar i deputetit Oer...
Tre komisione, PD cakton kryetarët dhe anëtarët (EMRAT)
Partia Demokratike TIRANË-Partia Demokratike ka bërë publike emrat e anëtarëve të tre komisioneve. Dosja.al sjell listën...
VD-'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se thërriti mbledhjen e grupit parlame...
VD-Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se është e gatshme të marrë pjesë në proc...
VD-Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se PS nuk i ka 71 vota për të votuar presidentin. Pas...
VD-Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të marrë pjesë në procesin e zgje...
VD-Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se qeveria do t'i ofrojë mbrojtje konsumatorit...




