Bota

Zhvillohet gjyqi i dytë, Ushtarët rusë pranojnë fajësinë për krime lufte në Ukrainë

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një njësie artilerie që qëlloi në objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. 

26 Maj 2022, 14:24 Nga DOSJA
Zhvillohet gjyqi i dytë, Ushtarët rusë pranojnë
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov

UKRAINË- Dy ushtarë rusë janë deklaruar fajtorë për krime lufte në gjyqin e dytë të zhvilluar në Ukrainë që pas fillimit të luftës tre muaj më parë.

Sipas Skynews, Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një njësie artilerie që qëlloi në objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. 

Ushtarët, të përshkruar si një shofer artilerie dhe një gjuajtës, u kapën pasi kaluan kufirin dhe vazhduan granatimet, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm. 

Granatimet shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët. Një avokat mbrojtës tha se dyshja kishin ndjekur urdhrat dhe ishin penduar dhe kërkuan butësi.

Prokurorët në gjyq kërkuan që ushtarët e kapur të dënohen me 12 vjet burg për shkelje të ligjeve të luftës.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll