Bota

Zyrtarët: Sulmuesi i Teksasit ishte brenda shkollës për rreth 40 minuta

Ka pasur raporte për atë që ndodhi përpara se sulmuesi të hynte në ndërtesë dhe sesi forcat e rendit jashtë u përpoqën ta ndalonin atë.

26 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA

Zyrtarët: Sulmuesi i Teksasit ishte brenda shkollës për rreth 40

SHBA-Sulmuesi i Teksasit që qëlloi dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësues ishte brenda shkollës për rreth 40 minuta përpara se të vritej nga agjentët e Kontrollit Kufitar, thanë zyrtarët, ndërsa shikuesit folën për zhgënjimin e tyre për atë që ata i shihnin si vonesa nga zbatimi i ligjit.

Sipas The Guardian, raportet e para të një djali të armatosur që i afrohej shkollës filluan të dilnin në sipërfaqe rreth orës 11:30 të së martës. Vetëm pas orës 13:00, 18-vjeçari u konfirmua i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri brenda klasës së shkollës fillore Robb në qytetin e vogël të Uvalde.

Ka pasur raporte për atë që ndodhi përpara se sulmuesi të hynte në ndërtesë dhe sesi forcat e rendit jashtë u përpoqën ta ndalonin atë.

"Kanë kaluar rreth "40 minuta apo më shumë" nga momenti kur personi i armatosur hapi zjarr ndaj oficerit të sigurimit të shkollës, hyri në shkollë nga një derë e pasme dhe kur ekipi i Patrullës Kufitare e qëlloi atë," tha në një konferencë shtypi drejtori i departamentit të sigurisë publike të Teksasit, Steve McCraw.

Juan Carranza, 24 vjeç, i cili pa skenën nga jashtë shtëpisë së tij, përballë shkollës, tha se mendonte se oficerët duhej të kishin hyrë në shkollë më shpejt. “Hyni atje! Hyni atje!” Gratë aty u pranë teksa i'u bërtisnin oficerëve menjëherë pas fillimit të sulmit," tha ai. 

Hetuesit kanë shqyrtuar gjithashtu një llogari në Instagram që me sa duket i përkiste 18-vjeçarit. Në ditët para të shtënave, postimet shfaqnin një foto të një dore që mbante një karikator  dhe një foto tjetër të dy pushkëve të stilit AR-15. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll