Bota

Greqia i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Në letër gjithashtu konfirmohet praktika e vazhdueshme e Turqisë për të ngritur çështje që nuk kanë bazë ligjore.

26 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA

Greqia i dërgoi një letër Sekretarit të

GREQI- Greqia i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Letra thuhet se dekonspiron plotësisht kundërshtimet e njëanshme të Turqisë ndaj ishujve të Egjeut. 

Sipas Proto Themas letra do t'i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së brenda orëve në vijim.
Në njoftim thuhet se letra thekson se akuzat turke janë një zhvillim i ri që cenon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal. 

Ahina thekson se të gjithë ishujt kanë të drejta të plota në të gjitha zonat detare. Ai përmend dy çështje ligjore përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, njëra midis Kamboxhias dhe Tajlandës dhe tjetra midis Libisë dhe Çadit. Në letër theksohej gjithashtu se konfirmohet praktika e vazhdueshme e Turqisë për të ngritur çështje që nuk kanë bazë ligjore.

Kujtohet se ditët e fundit Ankaraja ka përshkallëzuar tensionin drejt Athinës, si në aspektin retorikë ashtu edhe në lëvizjet e saj.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll