Bota

Lija e majmunit, konfirmohen 219 raste në mbarë botën

Sipas të dhënave të përditësuara të publikuara nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë raportuar se në 19 vende në Europë është shfaqur kjo sëmundje.

26 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
Lija e majmunit, konfirmohen 219 raste në mbarë botën
Foto ilustruese

EUROPË- Numri i rasteve të konfirmuara me linë e mujmunit në mbarë botën ka arritur në 219 , përtej vendeve afrikane ku sëmundja është një sëmundje e zakonshme.

Sipas të dhënave të përditësuara të publikuara nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë raportuar se në 19 vende në Europë është shfaqur kjo sëmundje.

Sipas Proto themas, përveç 11 vendeve afrikane, tre vende Europiane kanë aktualisht numrin më të madh të rasteve të konfirmuara ku Mbretëria e Bashkuar kryeson me 71 persona të konfirmuar me këtë sëmundje. Mbretëria e Bashkuar ishte edhe vendi i parë i cili  zbuloi ratet e ara në fillim të majit. Ndërkohë në spanjë janë konfirmuar 51 raste dhe në Portugalia 37 raste.

Në Kanada për momentin janë konfirmuar 15 raste, Shtetet e Bashkuara 9, Australia 2, Izraeli 1 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe 1 person. Rastet e dyshimta nuk llogariten në raport. Numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara nga ECDC të hënën është rritur pothuajse pesëfish që nga numërimi i tij i parë më 20 maj, kur i njëjti burim numëronte 38 raste.

Lija e majmunëve është një virus që zakonisht shkakton ethe dhe skuqje karakteristike në lëkurë, të ngjashme me ato të lisë së dhenve. Konsiderohet si një sëmundje e lehtë dhe zakonisht largohet për dy deri në katër javë pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll