Bota

Sulmi në Teksas, flet babai i 10-vjeçares: I thamë se e donim dhe do ta merrnim pas shkollës...

Ata kanë treguar se e takuan vajzën bën foto dhe më pas e lanë në shkollë dhe i thanë se do ta merrnin pas mësimit.

26 Maj 2022, 13:18 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, flet babai i 10-vjeçares: I thamë se e donim
Babai i viktimës në Teksas

SHBA- Babai i një prej viktimave në Teksas  ka treguar mes lotësh momentin e tij të fundit kur u takua me të bijën e cila sapo kishte marrë një çmim në shkollë. Babai i Lexit 10-vjeç, i cili është sherif në Uvalde është shprehur se po në atë ditë është lumturuar dhe mburrur pasi vajza e tij mori një çmim dhe vetëm disa orë më vonë mori lajmin se e bija kishte vdekur.

Sipas Proto Themas, prindërit ishin pjesë e ceremonisë së ndarjve të çmimeve në momentin kur vogëlushja mori çmimin. Ata kanë treguar se e takuan vajzën bën foto dhe më pas e lanë në shkollë dhe i thanë se do ta merrnin pas mësimit.

Nëna e saj ka shkruajtur në Facebook mbi momentin e fundit kur e takuan të bijën.

“Ne i thamë se e donim dhe do ta merrnim pas shkollës. Nuk e kishim idenë se kjo ishte lamtumira e fundit”-shkruajti ajo.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll