Bota

Kryeministrja e finlandës viziton Irpin dhe Bucha, qytetet e shkatërruara nga lufta në Ukrainë

E veshur me të zeza dhe me një jelek antitank, Marin u pa duke folur me një prift teksa ajo shoqërohej nga personeli i armatosur.

26 Maj 2022, 14:15 Nga DOSJA
Kryeministrja e finlandës viziton Irpin dhe Bucha, qytetet e
Sanna Marin

UKRAINË- Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka parë nga afër qytetet e rrënuara të Kievit, Irpinin dhe Buchan në një viztë të paparalajmëruar.

E veshur me të zeza dhe me një jelek antitank, Marin u pa duke folur me një prift teksa ajo shoqërohej nga personeli i armatosur.

Mediat lokale raportuan se ajo diskutoi ndihmën për rindërtimin e kryeqytetit të Ukrainës, i cili është dëmtuar rëndë gjatë luftës.

"Ne treguam pasojat e 'paqes ruse' të lënë nga pushtuesit dhe diskutuam çështjen e ndihmës në rindërtimin e qytetit tonë", - tha sekretarja e këshillit të qytetit, Angela Makeyeva.

Ajo falenderoi Finlandën për pozicionin e saj për integritetin territorial të Ukrainës, si dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë dhe mbështetje dhe ndihmë ushtarake.

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga Kievi muajin e kaluar, ata lanë prapa skenat e vdekjes dhe shkatërrimit. Të mbijetuarit në Bucha dhe Irpin thanë se mizoritë u kryen nga ushtarët e Kremlinit dhe varret masive vazhdojnë të gjenden.

Udhëheqësit botërorë shprehën zemërim dhe u zotuan të përcaktojnë saktësisht se çfarë ndodhi, me zyrtarët globalë që do ta vizitonin personalisht.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll