Bota

Opozita e kritikoi për mungesën e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç: Janë bërë si baba Vanga

Vuçiç konfirmoi se biseda do të zhvillohet rreth orës 11:00 dhe pret që të ketë një bisedë të qetë dhe të sinqertë në lidhje me situatën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe pas deklarateve të Putin mbi Pavarësinë e Kosovës.

26 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA
Opozita e kritikoi për mungesën e sanksioneve ndaj Rusisë,
Aleksander Vucic dhe Baba Vanga

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar dhe njëherë sot se ditën e dielë do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Vuçiç konfirmoi se biseda do të zhvillohet rreth orës 11:00 dhe pret që të ketë një bisedë të qetë dhe të sinqertë në lidhje me situatën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe pas deklarateve të Putin mbi Pavarësinë e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën e opozitës për vendosjen e sanksioneve, Vuçiç u përgjigj se shumë në skenën politike janë të angazhuar në afera profetike.

“Më lejoni të bëj shaka me ju, ne kemi shumë gjyshe Vanga, e dija që ishte një dhe ajo jetonte në Bullgari, por ne kemi kaq shumë në skenën politike në Serbi që merren me punë profetike dhe flasin marrëzi”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia nuk po ndryshon politikën e saj dhe njerëzit do ta shohin përfundimisht rezultatin. Ai shtoi gjithashtu se së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga Evropa, bota, por edhe nga Federata Ruse.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll