Bota

'Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë', Klitschko: Ne po luftojmë të çlirohemi nga Rusia si bëtë ju nga Serbia

Pjesë e Forumit Ekonomik Bptëror të Davosit ishte dhe kryebashkiaku i Kievit, ish-boksieri, Vitali Klitschko i cili në një intervistë për gazetën zvicerane Lecanton27.ch ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar ndaj popullit ukrainas.

26 Maj 2022, 12:49 Nga DOSJA
'Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë', Klitschko: Ne po
Vitali Klitschko

ZVICËR- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ligjvënësit dhe kryebashkiakët bënë udhëtime të gjata me makinë, tren dhe aeroplan në Alpet zvicerane për të bindur elitat globale që të dërgojnë më shumë ndihmë për të zmbrapsur pushtuesit rusë.

Pjesë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit ishte dhe kryebashkiaku i Kievit, ish-boksieri, Vitali Klitschko i cili në një intervistë për gazetën zvicerane Lecanton27.ch ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar ndaj popullit ukrainas.

Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia”,- tha Klitschko.

Klitschko ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainën si në aspektin ushtarak ashtu edhe me ndihma humanitare. 

Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”,-përfundoi ai.

 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll