Bota

Ministri i Jashtëm grek i kërkon BE-së të nisë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Sipas ministrit Osmani, perspektiva evropiane e rajonit është çështje e interesit të sigurisë, si për ne ashtu edhe për Evropën.

26 Maj 2022, 12:29 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm grek i kërkon BE-së të nisë
Nikos Dendias, Bujar Osmani

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni. Gjatë takimit me homologun e tij, Bujar Osmani, theksoi se Greqia po punon shumë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se mënyra e vetme për arritjen e këtyre synimeve është një mbështetje e qartë dhe e plotë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi besim dhe thellësisht besojmë se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë”, tha ministri i Jashtëm grek, Dendias.

Sipas ministrit Osmani, perspektiva evropiane e rajonit është çështje e interesit të sigurisë, si për ne ashtu edhe për Evropën.

Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mënyra më e mirë për të rikthyer besueshmërinë evropiane në rajon dhe në këtë drejtim më vjen mirë që kemi mbështetjen e plotë të Greqisë”, tha Osmani.

Sipas meiave greke, Dendias deklaroi se me Osmanin ka diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se Greqia pret zbatimin e saj të plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë e tij për forcimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, të cilat, siç tha, pritet të kalojnë një miliard euro këtë vit.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll