Bota

VIDEO/ Protesta të dhunshme në Selanik, plagoset një student

Një grup studentësh në Greqi protestuan kundër pranisë së policisë para Shkollës së Shkencave.

26 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Protesta të dhunshme në Selanik, plagoset një student
Pamje nga protesta

GREQI- Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e bibliotekës në Shkollën e Shkencave  të Universitetit Aristoteli në Selanik. Një grup studentësh në Greqi protestuan kundër pranisë së policisë para Shkollës së Shkencave.

Sipas Proto Themas, një student është plagosur dhe ka përfunduar në spital. Protesta ka ndodhur disa orë më parë brenda në AUTH , përballë Shkollës së Shkencave. 

Në videot e publikuara shihet grupi i studentëve me pankarta nëpër duar ndërkohë që policia me gaz lotë sjellës mundohet ti largojë ata.

Ditët e fundit në ambientet e Universitetit të Selanikut janë zhvilluar disa protesta të dhunshme, pasi një pjesë studentëve janë kundër ndërtimit të bibliotekës së re në “Këndin Biologjik”, i cili është në funksion që prej 34 vitesh.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll