Sport

Inter, vjen oferta zyrtare për Dybala-n! Klubi zikaltër i jep lojtarit të drejtat e imazhit

Këto janë orë të rëndësishme për të ardhmen e Interit. Aktualisht po zhvillohet takimi mes agjentëve Dybala-s dhe drejtuesve zikaltër për të diskutuar kërkesat e lojtarit

26 Maj 2022, 12:30 Nga DOSJA

Inter, vjen oferta zyrtare për Dybala-n! Klubi zikaltër i jep lojtarit

ITALI-Këto janë orë të rëndësishme për të ardhmen e Interit. Aktualisht po zhvillohet takimi mes agjentëve Dybala-s dhe drejtuesve zikaltër për të diskutuar kërkesat e lojtarit, ofertën e klubit dhe perspektivat. Inter një pagë 6 milionë euro plus bonuse për katër vitet e ardhshme, duke i lënë të drejtat e imazhit tërësisht lojtarit.

Është e qartë se një kontakt i këtij lloji përshpejton shumë një negociatë që nuk ka nisur kurrë zyrtarisht deri më tani, edhe sepse Interi fillimisht duhet të jetë i sigurt për largimet e Vidal dhe Sanchez, të dy përfitojnë 7 milionë në sezon.

Nga ana e tij, Dybala do të kishte njëfarë nxitimi dhe do të donte të mbyllte sa më shpejt të ardhmen. Kjo është arsyeja pse Jorge Antun pret lëvizjen e Marotta-s para se të thellojë diskurset e tjera.

E.Ç (Dosja.al)

354248

Sondazh

Poll