Sport

Lojtarët e Liverpool me sensorë të trurit në teknologjinë më të fundit! Ja si përgatitet finalja ndaj Real Madrid

Liverpool bëhet gati për finalen e Champions League kundër Real Madrid.

26 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA

Lojtarët e Liverpool me sensorë të trurit në

ANGLI-Liverpool bëhet gati për finalen e Champions League kundër Real Madrid. Klubi anglez ka emëruar edhe një herë neuroshkencëtarin Niklas Hausler. Këtë herë, lojtarët kanë përdorur një teknologji të krijuar posaçërisht për të trajnuar drejtpërdrejt trurin, në mënyrë që të ndihmojnë lojtarët e Liverpool të arrijnë gjendjen e tyre mendore optimale.

Thuhet se kushdo që përdor këtë teknologji do të jetë në gjendjen mendore optimale për të performuar në nivelin më të lartë. Kompania gjermane filloi bashkëpunimin me Liverpool që nga gushti i kaluar.

Klopp shpesh i ka etiketuar lojtarët e tij si "përbindësh të mendjes" dhe gjithashtu ka falënderuar vazhdimisht dhe publikisht Dr Niklas Hausler për ndihmën që po u japin lojtarëve. A do ta ndihmojë teknologjia Liverpoolin edhe në finalen e Champions League? Do ta zbulojmë më 28 maj.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll