Sport

‘Situatë e tmerrshme në infrastrukturë’, Ceferin ngel në klasë Italinë, nuk ka Euro 2032 për ta

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, bëri një pasqyrë të gjendjes së futbollit europian

26 Maj 2022, 11:56 Nga DOSJA

‘Situatë e tmerrshme në infrastrukturë’, Ceferin

ITALI- Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, bëri një pasqyrë të gjendjes së futbollit europian. Gjatë një interviste për Sky Sport, drejtuesi slloven i sportit foli për shumë çështje, por u ndal veçanërisht tek kandidatura e Italisë për të pritur Euro 2032. Nuk dihet ende nëse Italia do të jetë mikpritës i turneut, por 54-vjeçari nga Lubjana ka paralajmëruar Italinë dhe ata që qeverisin futbollin.

“Kam biseduar shumë me Gabriele Gravina për këtë çështje. Mendoj se Italia është një komb që lulëzon në futboll dhe merr frymë nga futbolli. Dhe kjo nuk është një deklaratë diplomatike, por e them sepse e shoh çdo ditë. Problemi për Italinë është se situata e infrastrukturës është mjaft e rëndë për një vend futbolli të këtij niveli.

Do të ishte e rëndësishme të sigurohet një zbatim i burimeve për t'i lejuar Italisë të përmirësohet. Nëse ndihma nuk vjen nga qeveria italiane, duke siguruar që të ndërtohen infrastruktura të reja, mund të jetë problem”.

E.Ç (Dosja.al)

415236

Sondazh

Poll