Sport

FOTO- Natë pa gjumë, pritja madhështore për lojtarët në Itali

Më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola.

26 Maj 2022, 10:14 Nga DOSJA
FOTO- Natë pa gjumë, pritja madhështore për lojtarët
Pritja

TIRANË- Një natë pa gjumë për tifozët e Romës, që festuan fitoren e trofeut të Conference League falë suksesit 1-0 në Tiranë, ndaj Feyenoordit. Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet: nga “Olimpico” në Ponte Milvio, nga Circus Maximus në Colosseum apo Fiumicino, ku rreth një mijë tifozë prisnin ekipin pas festës së “Air Albanias”.

Njëqind tifozë të Romës prisnin autobusin që mbërriti në orën 5.15: Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.

Më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll