Sport

Zlatan Ibrahimovic operohet në gju: rikuperimi 7-8 muaj jashtë futbollit!

Inspiruesi i kampionëve të Italisë, sulmuesi suedez, iu nënshtrua një ndërhyrjeje artroskopike për të zgjidhur problemin në gjurin e majtë. Ishte planifikuar...

26 Maj 2022, 07:45 Nga DOSJA
Zlatan Ibrahimovic operohet në gju: rikuperimi 7-8 muaj jashtë

ITALI - Zlatan Ibrahimovic e kishte thënë në intervistën pas ndeshjes në Reggio Emilia, pas suksesit ndaj Sassuolos, se do të tregonte kujdes për trupin e tij pas kalvarit që përjetoi këtë sezon. Të mërkurën ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë. 

Kjo u komunikua nga AC Milan, duke shkruar se sulmuesi iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Lyon nga Dr. Bertrand Sonnery-Cottet, në prani të menaxherit të shëndetësisë së klubit Stefano Mazzoni. 

Deklarata gjithashtu shpjegon edhe ndërhyrjen që ka kryer suedezit: “Arthroskopia ishte planifikuar prej kohësh për të zgjidhur përgjithmonë paqëndrueshmërinë e kyçit, përmes rindërtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior, me përforcim anësor dhe riparimin e meniskut. Operacioni ka qenë krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza e rikuperimit llogaritet deri në 7-8 muaj”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll