Sport

Humbja e Feyenoord në Tiranë/ Arrestohen 72 persona në Roterdam

Dy efektivë policie u plagosën nga një gotë dhe gur e hedhur nga tifozët e revoltuar.

26 Maj 2022, 08:54 Nga DOSJA
Humbja e Feyenoord në Tiranë/ Arrestohen 72 persona në Roterdam
Tifoze

TIRANË- Humbja e Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës nuk kaloi pa bëma në Roterdam. Policia ka arrestuar 72 persona pasi shkatërruan trazira në qytet. Policia ndërhyri në zona të ndryshme si në Coolsingel, Hofplein dhe ëeena dhe qytetit iu kthye qetësia rreth orës 1 të mëngjesit.

Sipas mediave holandeze, priten arrestime të tjera. Ndërkohë atmosfera ka qenë e mirë në prag dhe gjatë ndeshjes, por humbja duket se i ka mërzitur shumë tifozët. Ata shkatërruan objekte, thyen xhama, goditën një tramvaj dhe një autobus.

Dy efektivë policie u plagosën nga një gotë dhe gur e hedhur nga tifozët e revoltuar. Ndërkohë po punohet që të sekuestrohen pamjet e bizneseve në mënyrë që të zbulohet se kush është përgjegjës.

Në Tiranë kishte nga ata tifozë që nuk e pritën mirë por situata nuk degradoi në dhunë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll