Sport

Robertson apel shokëve: “Ukraina? Harrojini ndenjat për të, Skocia ka para “Katar 2022”

Mbrojtësi i krahut të Skocisë, u ka kërkuar shokëve të skuadrës, që të lënë mënjanë ndjenjat para ndeshjes së “play-off”-it kundër Ukrainës, për të ndjekur ëndrrën e tyre për të garuar në Kupën e Botës.

26 Maj 2022, 12:16 Nga DOSJA
Robertson apel shokëve: “Ukraina? Harrojini ndenjat për të,

SKOCI - Ndërsa Skocia do të përballet me Ukrainën, të mërkurën, më 1 qershor në “play-off” për t’u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës 2022, Andrew Robertson nuk dëshiron të pushtohet nga ndjenjat. Takimi fillimisht ishte planifikuar për në mars, por u shty për shkak të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

“Ne u dhamë atyre gjithë kohën që u duhej. Ne i ndihmuam ata aq sa mundëm, por të mërkurën mbrëma do të duhet të jemi gati të luftojmë për ëndrrat tona”,- tha mbrojtësi skocez për ‘BBC Sport’, pasi do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Ukrainës që nga fillimi i luftës.

“Të gjithë ndoshta duan që Ukraina të fitojë. Nëse do të ishte kundër ndonjë vendi tjetër, ndoshta do të doja që ata të fitonin, por për fat të keq ata po luajnë kundër vendit tim dhe ne do të duhet t'i ndalojmë ata,"- tha ai, pasi Skocia nuk është kualifikuar në një Kupë Bote që nga viti 1998.

Fituesi i kësaj ndeshjeje të “play-off”-it do të udhëtojë për në Cardiff për t'u përballur me Uellsin, më 5 qershor për të siguruar një biletë në fianlet e “Katar 2022” (21 nëntor-18 dhjetor).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll