Bota

Ushtarët rusë pranojnë fajin për krime lufte, dënohen me 12 vite burg

Prokurorët janë shprehur se granatimet shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi.

26 Maj 2022, 12:17 Nga DOSJA

Ushtarët rusë pranojnë fajin për krime lufte, dënohen
RUSI-Dy ushtarë rusë, kanë pranuar se janë fajtorë për krime të luftës në gjyqin e dytë. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një njësie që qëlloi në objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Sipas Sky News, prokurorët janë shprehur se granatimet shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi.

"Ushtarët, ishin njëri shofer dhe tjetri gjuajtës, u kapën pasi kaluan kufirin dhe vazhduan granatimet, " tha zyra e prokurorit të përgjithshëm. Një avokat mbrojtës tha se dyshja kishin ndjekur urdhrat dhe tashmë ishin penduar.

Prokurorët në gjyq kërkuan që ushtarët e kapur të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

(d.d/dosja.al

Sondazh

Poll