Bota

Zelenskyy- Kissinger: Pavarësisht se mijëra u vranë, sugjeron t'i japim pjesë të Ukrainës Rusisë

Në fjalët e tij, Kissinger tha për konfliktin se negociatat duhet të fillojnë në dy muajt e ardhshëm përpara se të krijojë trazira dhe tensione që nuk do të kapërcehen lehtë.

26 Maj 2022, 09:19 Nga DOSJA
Zelenskyy- Kissinger: Pavarësisht se mijëra u vranë, sugjeron
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, i cili sugjeroi se negociatat e paqes duhet të synojnë krijimin e kufijve përgjatë “vijës së kontaktit” në Donbas siç ekzistonte në prag të pushtimit rus.

Sipas CNN, Kissinger nuk ishte fizikisht në Davos por e dha deklaratën e tij përmes një lidhje me video. Ndërkohë Zelenskyy i është përgjigjur duke thënë se kjo nuk është normale të diskutohet në Davos pas bombardimeve nga forcat ruse.

"Pavarësisht se çfarë bën shteti rus, ka dikush që thotë: "le të marrim parasysh interesat e tij". Këtë vit në Davos u dëgjua sërish. Pavarësisht nga mijëra raketa ruse që goditën Ukrainën. Pavarësisht se dhjetëra mijëra ukrainas u vranë. Pavarësisht qyteteve të shkatërruara nga rusët shtet në të cilin vrasin, torturojnë, përdhunojnë dhe poshtërojnë. Rusia i ka bërë të gjitha këto në Europë. Por prapëseprapë, në Davos, për shembull, zoti Kissinger del nga e kaluara e thellë dhe thotë se një pjesë e Ukrainës duhet t'i jepet Rusisë”-tha Zelenskyy.

Zelenskyy gjithashtu i krahasoi pikëpamjet e Kisingerit me Gjermaninë naziste në vitin 1938.

"Duket se kalendari i zotit Kissinger nuk është 2022, por 1938, dhe ai mendoi se po fliste me një audiencë jo në Davos, por në atë që ishte Mynihu i atëhershëm. Meqë ra fjala, në vitin 1938, kur familja e zotit Kissinger po arratisej nga Gjermania naziste, ai ishte 15 vjeç”-tha Zelenskyy.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll