Bota

Dyshohet për korrupsion, arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin policor të koduar “Brezovica ”.

26 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Dyshohet për korrupsion, arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së
Foto ilustruese

KOSOVË- Katër persona dhe në mesin e tyre ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë janë arrestuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin policor të koduar “Brezovica ”. Ata kanë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër personat e dyshuar.

Personat e arrestuar janë identifikuar me incialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P. Të dyshuarit janë ndaluar pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll