Bota

Sulmi në Teksas, flet nëna e 18-vjeçarit: Jam habitur, djali im nuk ishte person i dhunshëm

Adriana Reyes tha se ishte tronditur kur mësoi se djali i saj Salvador Ramos kishte hapur zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde.

26 Maj 2022, 11:28 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, flet nëna e 18-vjeçarit: Jam habitur, djali im
Nëna e 18-vjeçarit në Teksas, Adriana Reyes

SHBA-Nëna e adoleshentit që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në Teksas, pretendon se djali i saj nuk ishte një person i dhunshëm.

Adriana Reyes tha se ishte tronditur kur mësoi se djali i saj Salvador Ramos kishte hapur zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde ndërkohë që pak minuta para masakrës ai kishte qëlluar gjyshen e tij e cila ndodhet në gjëndje kritike në spital.

Sipas Mirror, ajo u shoreh se herën e fundit kur ka fulur me të birin ishte të hënën një dit para masakrës kur ai kishte ditëlindjen. Mamaja mohoi pretendimet se ata nuk kishin marrëdhënie të mira por pranoi faktin që fëmija i saj ishte një njeri i vetmuar pasi nuk kishte shumë miq.

"Djali im nuk ishte një person i dhunshëm. Unë jam habitur nga ajo që ai bëri. Unë lutem për ato familje. Unë lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm,”-tha ajo.

Ai punonte në një restorant dhe kolegët e punës e përshkruanin atë si një person jo miqësorë I cili qëndronte vetëm gjatë gjithë kohë ndërsa një ish-shok klase ka treguar se ai ishte bullizuar sistematikisht nga bashkëmoshatarët, ky ishte dhe shkaku që i riu vendosi të linte shkollën.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll