Bota

Ukraina: Oferta e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve është 'shantazh'

Bllokada ndikoi në furnizimin me ushqime në të gjithë botën duke çuar në mungesë të grurit dhe vajit të gatimit.

26 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Ukraina: Oferta e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve
Foto ilustruese

UKRAINË-Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha se Rusia po përpiqet të “shantazhojë” komunitetin ndërkombëtar me një ofertë për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës nëse sanksionet kundër saj zvogëlohen. Sipas CNN, portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që me nisjen e pushtimit rus.

"Nuk ka shembull më të mirë shantazhi në marrdhëniet ndërkombëtare se ky. Pas tre muajsh luftë thirrja ime është: Vrisni eksportet ruse. Ndaloni së bleri nga Rusia duke mos i lejuar kështu të investojnë paratë e fituara në makineri ushtarake për të vrarë e shkatërruar," tha Dmytro Kuleba.

Ai bëri thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë duke thënë se konçensionet ndaj tij nuk kanë funksionuar kurrë. Bllokada ndikoi në furnizimin me ushqime në të gjithë botën duke çuar në mungesë të grurit dhe vajit të gatimit.

Kjo pasi Ukraina është ndër eksportueset më të mëdha të në botë të vajit të misrit, grurit dhe lulediellit.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll