Bota

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion global

Çmimet më të larta të energjisë po rëndojnë Gjermaninë, sipas tij, që është një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

26 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion global

Shefi i Bankës Botërore, David Malpass

SHBA-Kreu i Bankës Botërore David Malpass, ka paralajmëruar se pushtimi rus mund të çojë në recesion global, pasi çmimet e energjisë, ushqimeve dhe plehrave bujqësorë do të rriten. Malpass ka thënë sa ka ende shumë vende europiane që janë të varuara nga nafta dhe gazi rus. Komentet e tij janë paralajmërimi i fundit mbi rrezikun në rritje që ekonomia botërore mund të tkurret.

“Ndërsa shikojmë Prodhimin e Brendshwm Bruto global... është e vështirë tani për të parë se si ne shmangim një recesion. Ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë është e mjaftueshme për të shkaktuar një recesion në vetvete," tha zoti Malpass.

Sipas BBC, muajin e kaluar, Banka Botërore uli parashikimin e saj të rritjes ekonomike globale për këtë vit me pothuajse një pikë përqindje të plotë, në 3.2%.

GDP, ose Produkti i Brendshëm Bruto, është një masë e rritjes ekonomike. Është një nga mënyrat më të rëndësishme për të matur se sa mirë apo keq është një ekonomi dhe është e vëzhguar nga afër nga ekonomistët dhe bankat qendrore. Çmimet më të larta të energjisë po rëndojnë Gjermaninë, sipas tij, që është një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Rusia dhe Ukraina, si dy ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të ushqimeve dhe plehrave bujqësorë dhe lufta që ka përfshirë këto dy vende, po çon në mungesa të tregut në shumë vende.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll