Sport

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla: “Nuk kam fjalë, emocione të mëdha! Ky është vetëm fillimi im te Roma”

“Më kanë ngacmuar dhe shokët e skuadrës që isha në stadiumin tim. Por, kisha edhe frikë, pasi nuk doja ta humbisja finalen këtu”.

26 Maj 2022, 07:09 Nga DOSJA
Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla: “Nuk kam fjalë, emocione

TIRANE - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Romës, Marash Kumbulla, fitoi trofeun e UEFA Conference League në “Air Albania”. Më mes të këtij entuziazmi dhe suksesi historik, futbollisti kuqezi ka folur për ‘Supersport’, ku u shpreh shumë i emocionuar për këtë arritje.

Mes të tjerash, ai tha: “Ndihem shumë i emocionuar, të fitoj një finale me Romën këtu në Tiranë, me tifozë shqiptarë e të Romës të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë për këto emocione”. E ardhmja? “Besoj se ky është vetëm fillimi, kemi krijuar një mentalitet fituesi dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, të fitojmë një trofe tjetër.

Më kanë ngacmuar dhe shokët e skuadrës që isha në stadiumin tim. Por, kisha edhe frikë, pasi nuk doja ta humbisja finalen këtu. Nuk kam fjalë për këtë fitore, thjesht shpresoj që të arrij edhe trofe të tjerë”,- tha Kumbulla.

Në përfundim të intervistës, një tifoz i kërkoi fanelën Kumbullës, por mbrojtësi kuqezi u shpreh: “Më duhet, më duhet”. Një kujtim i finales vështirë të dhurohet, ai një copëz e jetës së futbollistit…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll