Sport

Mourinho në panteon: Tri kupa të ndryshme në karrierë, si Trapattoni dhe Lattek...

Trajneri portugez i verdhekuqve fitoi edhe Conference League, pasi kishte fituar më pare Champions League dhe Kupën UEFA (Europa League). 26 trofe në karrierën e tij të deritanishme...

26 Maj 2022, 06:33 Nga DOSJA
Mourinho në panteon: Tri kupa të ndryshme në karrierë, si

TIRANE - Tirana do të mbesë e paharruar për trajnerin Jose Mourinho të Romës. Ai arriti të koleksionojë trofeun e tij të 26-të në karrierë...

Pas dy Champions League, me Porton dhe Interin, një Kupë UEFA, sërish me blutë portugeze, një Europa League me Manchester United, karriera sportive e portugezit shtohet tani edhe me trofeun e Conferenca League me Romën. Teorikisht do të ishin katër trofe të ndryshëm, por Kupa UEFA është pararendësja e kupës së fituar me “Djajtë e Kuq”. 

Jose Mourinho kësisoj ka arritur të fitojë tre turne kontinentalë të ndryshëm, siç kanë bërë më parë edhe Trapattoni (Kupa e Kampionëve '85, Kupa e Kupës '84 dhe Kupa Uefa '77 dhe '93 me Juventusin dhe '91 me Interin) dhe Lattek, trajneri gjerman që deri më tani, kishte qenë Barcelona1982,  Borussia Moenchengladbach 1979).

Me këtë sukses “Special One” arrin trofeun numër 26 të karrierës së tij të jashtëzakonshme, duke forcuar pozitat në panteonin e sukseseve. Ai është në vendin e pestë në përgjithësi në këtë renditje. Kryesuesi është Alex Ferguson (49), i ndjekur nga Mircea Lucescu (34), Pep Guardiola (32), Valery Lobanovsky (27). Pas tij Ottmar Hitzfeld (25), Jock Stein (25), Giovanni Trapattoni (22), Walter Smith (22) dhe Arsene Wenger (21). Një moment historik më shumë se një legjendë autentike e futbollit botëror.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll